Fluks në Morinë edhe në fundjavën e dytë të shtatorit/ Kuçana për ATSH-në: Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës drejt brigjeve shqiptare

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës edhe ne fundjavën e dytë të muajit shtator vijon të ketë fluks të shqiptarëve të Kosovës drejt plazheve shqiptare.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, bëri të ditur sot për ATSH-në se “ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë hyrë në pikën e kalimit kufitar gjithsej 25 686 persona me 6965 mjete. Konkretisht vetëm mëngjesin e sotëm prej orës 00:00 deri në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm kanë hyrë gjithsej 9928 persona me 2271 automjete”.

“Ndërsa edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, ku kanë hyrë 15758 persona dhe 4694 mjete dhe 3351 shtetas shqiptarë dhe 1660 mjete”, – tha Kuçana.

Sipas tij, situata në pikën doganore është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve duke punuar me kapacitete të plota dhe intensitet të lartë.

Prefekti tha se “Policia Rrugore ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit për të parandaluar aksidentet”.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën edhe në ditët e para të shtatorit. Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. /k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.