Fier/ Ambiente krejtësisht të transformuara në shkollën “Jovan Ndreko” në Libofshë


TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Një tjetër institucion arsimor është transformuar në bashkinë e Fierit, duke garantuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi u ndal te rikonstruksioni i shkollës “Jovan Ndreko” në Libofshë, e cila do t’i garantojë komunitetit një shkollë me të gjitha kushtet e nevojshme.

“Nga një godinë pothuajse e shkatërruar e që nuk ofronte më asgjë, sot në një shkollë model. Shkolla “Jovan Ndreko” në Libofshë do të mirëpresë këtë vit nxënësit, në ambiente krejtësisht të transformuara”, tha Subashi.

Sipas tij, infrastruktura e re garanton një shërbim sa më cilësor dhe standard në rritje.

Rikonstruksioni dhe ndërtimi i shkollave në qarkun e Fierit ka sjellë një standard të ri në mësimdhënie, duke ofruar kushte dhe ambiente më të mira për nxënësit./m.m//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.