DOHA – Fillojnë bisedimet historike të paqes mes qeverisë afgane dhe talebanëve

DOHA, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria afgane dhe militantët talebanë kanë hapur sot  zyrtarisht bisedimet e tyre të para për paqen në Doha, në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike pas gati dy dekadash luftë.

Folësit kryesorë në ceremoninë e hapjes së të shtunës përfshijnë kryetarin e Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah, sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe bashkëthemeluesin dhe shefin politik të talebanëve, mullah Abdul Ghani Baradar.

Ngjarja, të cilën palët ndërluftuese e quajtën historike, shënon herën e parë që talebanët dhe qeveria e Afganistanit takohen ballë për ballë pas gati 20 vjet konflikti.

Talebanët gjithmonë e kanë quajtur qeverinë afgane një kukull të Perëndimit dhe nuk kanë pranuar të negociojnë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.