TURQI – Çavushoglu: BE të jetë ndërmjetëse e ndershme për Mesdheun Lindor

ANKARA, 11 shtator /ATSH-AA/ – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, theksoi sot se vendi i tij priste që Bashkimi Europian të vepronte si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor.

“Nëse jeni pjesë e problemit, si mund të ndërmjetësoni midis Turqisë dhe Greqisë ose, midis turqve dhe grekëve qipriotë?”, theksoi Çavushoglu teksa iu drejtua Komitetit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme përmes video-konferencës.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar hidrokarbure në pjesën e saj kontinentale, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë të drejta në rajon.

“Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët”, theksojnë zyrtarët turq./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.