PEKIN – Marrëveshje Indi-Kinë për kapërcimin e tensioneve në kufi

PEKIN, 11 shtator /ATSH-AFP/ – India dhe Kina u angazhuan sot për të kapërcyer tensionet në kufirin e tyre të kontestuar në Himalaje pas një sërë përplasjesh, sipas një deklarate të përbashkët të dy vendeve. 

Mosmarrëveshjet e vjetra kufitare i kanë përballur fuqitë fqinje për majat e botës, Everestin dhe Himalajat.

Ata patën një përballje në mes të qershorit për një shkëmb të rrallë me një lartësi prej 4 000 metrash, mes ushtarëve indianë dhe kinezë në Ladakh (në veri të Indisë).

Përballja shkaktoi 20 indianë të vdekur dhe një numër të pacaktuar viktimash kineze.

India dhe Kina fajësuan njëra tjetrën për të shtënat në kufi, për herë të parë që prej vitit 1975.

Pas një takimi dje në Moskë, ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi dhe homologu indian, Subrahmanyam Jaishankar ranë dakord për të punuar së bashku për përmirësimin e situatës, sipas një komunikate të përbashkët të publikuar nga ministritë respektive.

“Trupat e dy vendeve të vendosura në kufi duhet të vazhdojnë dialogun, të tërhiqen sa më shpejt të jetë e mundur nga zonat e kontestuara, të mbajnë distancën e duhur dhe të kapërcejnë tensionet në terren”, thekson deklarata e përbashkët./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.