KINË – Kufizime ndaj diplomatëve amerikanë në kuadër të reciprocitetit

PEKIN, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Kina njoftoi sot vendosjen e kufizimeve për diplomatët amerikanë të pranishëm në vend, përfshirë dhe Hong Kongun, në emër të reciprocitetit, pas masave të SHBA-së në fillim të muajit. 

Pekini nuk specifikoi natyrën e këtyre kufizimeve. Por, Uashingtoni ka vendosur kohët e fundit kufizime për trupën diplomatike kineze, të tilla si kërkesa për të aplikuar për leje për të shkuar në universitete ose për t’u takuar me zyrtarë lokalë.

Ngjarjet kulturore që bashkojnë më shumë se 50 njerëz, të organizuara nga misionet diplomatike kineze jashtë ndërtesave të tyre zyrtare në SHBA, tani duhet gjithashtu të marrin një dritë jeshile nga autoritetet amerikane.

Administrata Trump theksoi se i kishte marrë këto masa sepse diplomatët amerikanë janë viktima në Kinë të kufizimeve të aksesit të personave të dobishëm për të kuptuar çështjet lokale.

“Këto reagime amerikane shkelin rëndë të drejtat ndërkombëtare dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare”, theksoi në një komunikatë Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.