TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje sot disa prej investimeve në veri të vendit që po transformojnë jetën e komuniteteve.
Po ashtu, Kryeministri vizitoi dje disa aktivitete të ngritura në Tamarë dhe Fishtë, ku po rritet turizmi, agropërpunimi dhe fermat organike.
“Mirëmëngjes dhe me albumin e një dite të bukur nga Tamara fantastike e mrekullive natyrore ku po rritet turizmi e agropërpunimi, në Koplik ku po mbyllet përfundimisht plaga e mungesës së ujit të pijshëm, buzë Shkodrës ku po ngrihet bypassi i domosdoshëm, tek Altini i rrallë i Mrizit të Zanave ku vazhdon bashkimi i fermerëve, në Shën Kollin ku po rilind shkolla e re e fëmijëve të zonës, ju uroj një ditë të mirë si pamjet e njerëzve punëtorë që takova dje”, tha Rama.
/m.m/r.e/