SHKUP – Situatë normale pas zjarrit në ndërtesën ku ndodhet agjencia e lajmeve MIA

SHKUP, 10 shtator /ATSH-MIA/ – Është normalizuar situata, pas zjarrit që ka shpërthyer në ndërtesën “Dimitar Vllahov” në qendër të Shkupit, ish-objekti i Bankës Komerciale, në pjesën ku tani ndodhen institucionet shtetërore.

Sipas informacioneve, zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale në ndërtesën ku
janë të vendosura Sekretariati për Çështje Europiane si edhe Agjencia Informative
Mediatike, MIA.

Punonjësit që gjendeshin herët në mëngjes në ndërtesë, u evakuan në kohë.

Hollësitë për zjarrin pritet të njoftohen nga komandanti i Brigadës së zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, Vlladimir Simovski në një deklaratë për media./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.