Shahini me Parlamentin e Nxënësve: Partnerë të rëndësishëm në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e arsimit

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e “Parlamentit të Nxënësve” të Shqipërisë.

Shahini i ka cilësuar “Parlamentin e Nxënësve” si partnere të rëndësishëm në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe eksperiencën shkollore të secilit nxënës.

Në fokus të takimit gjithashtu, kanë qenë edhe tema si arsimimi i nxënësve me aftësi ndryshe, bullizmi dhe organizmi i aktiviteteve sociale që kanë në fokus komunitetin e shkollës dhe më gjerë. “Sot, përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë më informuan për angazhimin që ata kanë marrë përsipër në përcjelljen e mesazheve kyçe tek bashkëmoshatarët e tyre, lidhur me respektimin e protokolleve të kujdesit shëndetësor nëpër shkolla.

Gjithashtu, u konsultova me ta më gjerësisht për procesin mësimor, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë”, platformën mësimore “Akademi.al”, arsimimin e nxënësve me aftësi ndryshe, bullizmin dhe organizmin e aktiviteteve sociale që kanë në fokus komunitetin e shkollës dhe më gjerë”, tha Shahini.  z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.