Portofoli i kredisë për biznesin dhe individët u rrit në 43.4 miliardë lekë në korrik

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Bankat tregtare kanë rritur kreditimin për bizneset dhe individët në muajin korrik 2020, pas një ngadalësimi të këtij treguesi në periudhën e masave kufizuese ndaj Covid-19.

Të dhënat zyrtare, publikuar sot nga Banka e Shqipërisë tregojnë se portofoli i kredisë u rrit në 43.4 miliardë lekë në muajin korrik, nga rreth 40.5 miliardë lekë që ishte në muajin qershor.

Sipas Bankës Qendrore kredia me bazë mujore u rrit me 7.1%, ose në vlerën e 37.6 miliardë lekëve.

Ndërsa me bazë vjetore (korrik 2019-2020) totali i kredisë për biznesin dhe individët u rrit me rreth 15.4%.

Rritja e kreditimit është faktor në nxitjen e konsumit dhe të ekonomisë së vendit. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.