FUTBOLL- Barcelona ofron 10 milionë euro për Garsian

BARCELONË, 10 shtator /ATSH-MIA/ – Barcelona dëshiron ta blejë mbrojtësin e Mançester City, Erik Garsia.

”Klubi katalonas ofroi 10 milionë euro për spanjollin 19-vjeçar, por u refuzua”, shkruan “El Mundo Deportivo”.

Katalanasit janë përgatitur ta rrisin ofertën e tyre në 15 milionë ndërsa nëse britanikët sërish refuzojnë, spanjollët do të presin deri në verën e vitit 2021, kur skadon marrëveshja e lojtarit.

Paraprakisht, trajneri Pepe Guardiola deklaroi se lojtari e ka refuzuar ofertën për marrëveshjen e re.

Sezonin e kaluar, Garsia ka zhvilluar 20 ndeshje./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.