FRANCË – Mitsotakis: Kriza e migrimit të bëhet një përparësi e BE-së

KORSIKË, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi sot Bashkimin Europian ta vendosë krizën e migrimit në qendër të shqetësimeve të tij, pas zjarrit në kampin e migrantëve Moria në Greqi.

“Europa duhet të kalojë nga fjalët e solidaritetit në një politikë të akteve të solidaritetit”, deklaroi ai në një samit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Europës Jugore, në Korsikë.

Mitsotakis këmbënguli se BE-ja duhet ta vendosë krizën e migracionit në zemër të diskutimeve të saj dhe të tregohet shumë më konkrete./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.