“Do fitojmë 74 mandate”, Balla: Ne s’kemi kundërshtarë, PD parti pa lidership, program dhe ekip

TIRANË, 10 shtator /ATSH – I. Vata/ “Në zgjedhjet 2021 fitojmë më shumë se 74 mandate”, tha sot kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla nga Elbasani, ndërsa theksoi se do sigurojë fitoren e radhës së Partisë Socialiste në Elbasan.

Për kundërshtarin politik, Balla tha se PD është parti pa lidership dhe program.

“Ne e kemi thënë që nuk kemi kundërshtar PD. Partia Demokratike është sot një parti, e cila nuk ka as lidership, as program, as ekip, ndërkohe që kundërshtari ynë i vetëm janë krahasimi që bëjmë së pari me veten dhe pritshmëritë e njerëzve. Se njerëzit duan shërbime më të mira dhe kushdo qoftë ai zyrtarë që nuk u ofrojnë shërbim të mirë qytetarëve nuk mund të jenë pjesë e shërbimit ndaj qytetarëve. Pra detyra jonë është të ofrojmë”, – tha Balla.

Po ashtu, Balla tha se do sigurojë fitoren e radhës së Partisë Socialiste në Elbasan.

“Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark”, – u shpreh Balla. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.