Viti i ri shkollor/ Memaliaj, përfundon dezinfektimi në Buz dhe Memaliaj Fshat

TIRANË, 9 shtator /ATSH/- Bashkia Memaliaj, ka marrë të gjitha masat për fillimin e vitit të ri arsimor 2020-2021, sipas protokolleve të sigurisë antiCovid.

Bashkia Memaliaj njoftoi se ka përfunduar dezinfektimin dhe lyerjen e 9 godinave arsimore në njësinë administrative Buz dhe njësinë administrative Memaliaj Fshat.

“Në shkollat ku do nisë procesi mësimor janë kryer riparimet e nevojshme të ambienteve me vendosjen e xhamave, lyerjen e fasadave dhe riparimet në muraturë. Ndërsa prioritet i këtij viti është zbatimi i protokolleve antiCovid për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe mësuesve”- shprehet bashkia Memaliaj.

Në klasa bankat janë vendosur në largësinë 1.5 m sipas udhëzimit të përcaktuar për të ruajtur distancën e largësisë midis nxënësve si dhe janë vendosur tabela informuese mbi zbatimin e rregullave për ruajtjen e higjienës personale nga nxënësit.

Në bashkëpunim me komunitetin, bashkia Memaliaj është e angazhuar maksimalisht, për të mundësuar mjedis të sigurtë për nxënësit dhe mësuesit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.