Shkëndijë elektrike në urgjencën e spitalit të Durrësit/ Asnjë i lënduar

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Pas informacionit që qarkulloi në disa media se Spitali Rajonal i Durrësit është përfshirë nga flakët, ka reaguar drejtoria e këtij spitali.

Në reagim thuhet se “në urgjencën e spitalit të Durrësit gjatë mesditës së sotme ka ndodhur një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja”.

“Nuk ka asnjë të lënduar dhe 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavijonin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera. Situata aktualisht është e qetë dhe është kryer ventilimi i ambienteve të spitalit, për të vijuar punën normalisht”, thuhet në reagim. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.