SHBA – FMN: Rimëkëmbja globale vetëm e pjesshme

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-AA/ – Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva theksoi se parashikimet për rimëkëmbjen globale do të jenë të pjesshme dhe të pabarabarta. 

Në një video-konferencë, Georgieva bëri disa vlerësime në lidhje me ekonominë botërore në epokën e COVID-19 dhe më gjerë.

“Ne po shohim disa shenja të rimëkëmbjes në ekonominë botërore”, theksoi ajo, duke vënë në dukje se parashikimet për një numër ekonomish të përparuara ishin aq keq sa pritej.

Nga ana tjetër, ajo paralajmëroi se shumica e tregjeve dhe vendeve në zhvillim, duke përjashtuar Kinën, nuk po shohin ende një përmbysje të pasurisë.

“Në fakt, disa do të shohin ulje të vlerësimit në parashikimet tona”, shtoi ajo.

Georgieva theksoi se vendet e vogla me ekonomi të varura nga turizmi janë të gjunjëzuara dhe se ekonomitë me nivele të larta të borxhit janë në telashe të mëdha.

Lidhur me prioritetet e FMN-së mes pandemisë, ajo tha: “Ne vazhdojmë mbështetjen derisa të shohim rimëkëmbjen e ekonomisë. Jemi në një moment kur mund të themi se ekonomia botërore do të humbasë 12 trilionë dollarë këtë vit dhe vitin e ardhshëm”.

Georgieva përsëriti se disa vende do të kenë nevojë për ristrukturim për të ulur borxhin në një nivel të qëndrueshëm.

“Unë bëj thirrje për transparencë të borxhit si prioritet. Nëse i dimë nivelet e borxhit, atëherë kjo çështje është shumë më e lehtë për t’u trajtuar”, nënvizoi drejtoresha e FMN-së.

“Kjo krizë po i thotë botës të ndërtojë qëndrueshmëri për të ardhmen që do të thotë të investosh në arsim, kapacitete dixhitale dhe kapital njerëzor, sisteme shëndetësore dhe sisteme të mbrojtjes sociale”, theksoi Georgieva./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.