RUSI – Moska kundërshton fushatën dezinformuese për vendosjen e sanksioneve

MOSKË, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Rusia dënoi sot një fushatë dezinformimi që parashikon vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Moskës, pas një kërkesë të fuqive të mëdha të G7-s për të nxjerrë urgjentisht para drejtësisë autorët e helmimit të opozitarit, Alexeï Navalny.

“Fushata e gjerë dezinformuese që po vazhdon është një provë e qartë se iniciatorët e saj nuk kujdesen për shëndetin e Navalnyt (…), por kërkojnë të mobilizohen për të vendosur sanksione”, theksoi diplomacia ruse në një deklaratë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s i bënë thirrje Rusisë për të gjetur autorët e helmimit të opozitarit rus.

“Ne, ministrat e Jashtëm të G7-ës dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, jemi të bashkuar në dënimin, në termat më të fortë të mundshëm, të helmimit të konfirmuar të Alexei Navalny”, theksoi G7 në një deklaratë./ ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.