Miratohet marrëveshja e grantit me Fondin e Katarit për Zhvillim për financimin e dy shkollave dhe një kopshti në Tiranë

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen e grantit me Fondin e Katarit për Zhvillim për financimin e rikonstruksionit të dy shkollave dhe një kopshti në bashkinë e Tiranës.

Janë 143 objekte arsimore në total që do të rindërtohen në të 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas, nga të cilat 53 do të financohen nga buxheti i shtetit dhe 90 do të financohen nga donatorët.

Sot buxheti i rindërtimit, pra buxheti i shtetit ka 34 miliardë lekë për vitin 2020, nga të cilat 31 miliardë janë burime të brendshme dhe 3 miliardë janë donacionet private apo dhe nga shtete të ndryshme që kanë vendosur t’i derdhin donacionet e tyre në buxhetin e shtetit. /a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.