Kursi i këmbimit/ Euro dhe dollari forcojnë pozitat në raport me lekun

TIRANË, 9 shtator /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedha e përbashkët europiane euro dhe dollari amerikan forcuan pozitat në raport me lekun krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 124.10 lekë ose 0.09 lekë më shumë se ditën e martë.
Ndërsa dollari amerikan u ngjit në kuotën e 105.48 lekëve, duke u këmbyer 0.39 lekë më shumë një ditë më parë.
Në pozita të forta ndaj Lekut, u këmbye sot edhe franga zvicerane ndërsa paundi britanik u zhvlerësua me 0.77 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 114.95 lekë ose 0.60 lekë më shumë dhe paundi britanik u kuotua në vlerën e 136.55 lekëve. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 105.48 +0.39
Euro EUR 124.10 +0.09
Poundi Britanik GBP 136.55 -0.77
Franga Zvicerane CHF 114.95 +0.60
Jeni Japonez (100) JPY 99.47 +0.64
Dollari Australian AUD 76.34 +0.12
Dollari Kanadez CAD 79.78 -0.15
Korona Suedeze SEK 11.98 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 11.58 -0.10
Korona Daneze DKK 16.69 +0.03
SDR SDR 148.91 +0.15
Ari(OZ 1) XAU 203457.64 +1,590.89
Argjend(OZ 1) XAG 2813.03 -1.70
Juani Kinez (onshore) CNY 15.41 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 15.40 +0.04
Lira Turke TRY 14.08 +0.03
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.