Gati për shkollë të sigurtë/ Si të mbajmë larg COVID-19

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Rikthimi i nxënësve në shkolla nën masat anticovid, kërkon përgjegjësi dhe kujdes të shtuar si nga ana e mësuesve po ashtu edhe nga fëmijët.

Ekspertët e Shëndetësisë rekomandojnë një sërë rregullash mbi bazën e së cilës do të funksionojë edhe shkollat në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19.

Sipas tyre, nxënësit duhet të jenë të pajisur me maskë tërë kohën, edhe gjatë mësimit po ashtu edhe në pushimin e drekës. Nxënësit nuk duhet të lejojnë që askush të prekë sendet personale të secilit, me qellim shmangien e marjres së covid në situata të caktuara.

“Gjithmonë mbani maskë gjatë orëve të mësimit dhe pushimeve. Lani duart shpesh. Kur kolliteni apo tështini mbuloni gojën dhe hundën tuaj. Shmangni kontaktin e afërt me të tjerët. Mos lejoni që të tjerët të përdorin sendet personale tuajat.

Hapni shpesh dritaret sidomos pas mbërritjes në shkollë, gjatë pushimit të drekës dhe kohës së pastrimit.pastroni rregullisht tryezën tuaj me dezinfektues me përmbajtje alkooli”, referojnë specialistët e Shëndetësisë.
Në rastet kur nxënësit ndihen të sëmurë, ata duhet t’I drejtohen menjëherë mësuesit së tyre.

”Nëse ndiheni të sëmurë, keni ethe, dhimbje fyti, kollë ose rrjedhje të hundëve tregojini menjëherë mësuesit tuaj. Nëse shqetësimi juaj konfirmohet, mos u shqetësoni thjesht ndiqni udhëzimet e mësuesit”, shprehen specialistët. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.