TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi sot anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.
Shorti i hedhur nga KLGJ përcaktoi 8 gjyqtarë, nga 16 që garonin për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.
Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti në prani të përfaqësuesve të partive politike, por edhe medieve.
“Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentjan Medja, Esmeralda Çeka, Alma Kolgjoka”, janë gjyqtarët e përzgjedhur.
8 gjyqtarët e përzgjedhur nga KLGJ do të shqyrtojnë çështjet për kontestimet që mund të lindin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
/gj.mima//a.a//r.e/