Viti i ri shkollor/ Boçi: Nuk ka libra falas, gjithçka blihet me lekë

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi deklaroi sot se “shkollat kanë afishuar çmimet e të gjitha librave në xhamat hyrës, madje me logon e Ministrisë dhe prindërit orientohen t’i blejnë ato”.

“Një tjetër mashtrim gjigant del në dritë. Tani me fëmijët, për librat falas, ose më saktë “në përdorim”. Por as “në përdorim” nuk ka falje. Rama e Shahini deklaruan me pompozitet që librat “falas” shkojnë deri në klasën e shtatë! Por e vërteta flet ndryshe”, theksoi Boçi.

“Shkollat kanë afishuar çmimet e të gjitha librave në xhamat hyrës, madje me logon e Ministrisë dhe prindërit orientohen t’i blejnë ato. Abetarja kushton 5170 lekë. Gjuha shqipe, klasa e dytë, 4620 lekë Matematika, klasa e tretë, 4750 lekë. Gjuhë Angleze, klasa e katërt, 5540 lekë. Matematikë, klasa e pestë, 5000 lekë”, nënvizoi ai.

Sipas tij justifikimi është se, “librat në përdorim kanë mbaruar! Falas maksimumi ndonjë fletore pune”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.