Rindërtimi në Laç/ 13 pallate me 522 apartamente për banorët e prekur nga tërmeti

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Puna për rindërtimin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit po vijon me ritme të shpejta.

Enti Kombëtar i Banesave ka theksuar sot se në zonën e Laçit në Kurbin projekti i Rindërtimit përfshin ndërtimin e 13 pallateve, konkretisht 522 apartamenteve.

EKB ka bërë të ditur gjithashtu se puna vijon me ritme të shpejta dhe EKB po ndjek hap pas hapi realizimin me sukses të këtij projekti.

“Rindërtojmë së bashku. Laç, Kurbin/ Vijon puna me ritme të shpejta për rindërtimin e zonës 1/1 të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Projekti i rindërtimit përfshin ndërtimin e 13 pallateve, konkretisht 522 apartamenteve. EKB po ndjek hap pas hapi realizimin me sukses të këtij projekti”, bën të ditur Enti Kombëtar i Banesave.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.