Ndotja e mjedisit shkaku i 13% të vdekjeve në Europë

BRUKSEL, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Trajtimi i ndotjes së mjedisit është çelësi për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies në Europë, veçanërisht për grupet e pambrojtura të tilla si fëmijët, të moshuarit dhe më të varfrit, theksoi BE në një deklaratë.

”Ndotja e mjedisit është përmendur si shkaku i 13% të vdekjeve në Europë, duke kontribuar në sëmundje jongjitëse të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës”, theksoi Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA).

Vlerësimi i shëndetit dhe mjedisit i EEA, duke marrë në bazë të të dhënave të vitit 2012 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) midis burimeve të tjera, zbuloi se ndotja e ajrit ishte “faktori kryesor i sëmundjeve”.

”Më shumë se 400 000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE i janë atribuohen ndotjes së ajrit”, tha agjencia me bazë në Kopenhagë duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

”Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmës mjedisore shkakton rreth 12 000 vdekje të parakohshme çdo vit në rajonin europian”, theksoi agjencia duke shtuar se ”transporti rrugor ishte një ndër burimet kryesore”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.