Koreja e Jugut mbështet Shqipërinë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 

TIRANË, 8 shtator /ATSH – I. Vata/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministren e Tregtisë të Republikës së Koresë së Jugut, Yoo Myung-hee.

“Biseduam për nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht nëpërmjet disa projekteve konkrete në fushën e teknologjisë së informacionit”, tha ai.

Po ashtu, Cakaj theksoi se “diskutuam hollësisht edhe për bashkëpunimin e vyer në disa organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë Organizatën Botërore të Tregtisë. Tutje, Koreja e Jugut ofron mbështetjen e saj për synimin e Shqipërisë që të shërbejë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2022-2023″. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.