GJERMANI – Scheuer: BE dakord për një transport më të pastër dhe efikas

HAMBURG, 8 shtator/ ATSH-DPA/ – Transporti europian duhet të bëhet më efikas dhe të punojë drejt uljes së emetimeve të gazrave serrë, ranë dakord sot ministrat e Transportit të Bashkimit Europian, në një konferencë të mbajtur në Hamburg.

“Europa duhet të vendosë ritmin për një trafik të pastër detar”, tha ministri gjerman i Transportit, Andreas Scheuer.

“Karburantet e përdorura në transportin detar do të luajnë një rol qendror në teknologjinë e re”, shtoi ai, duke e treguar gazin natyror të lëngshëm (LNG) si një mundësi të mirë tani për tani.

Scheuer e përshkroi LNG-në si një teknologji tejkaluese, që do të ulë emetimet e dyoksidit të karbonit me 20 %.

Sipas Ministrisë gjermane të Transportit, transporti detar përbën rreth 90 % të tregtisë së jashtme të Bllokut dhe 40 % të transportit të mallrave brenda tij./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.