BRUKSEL – Stoltenberg: Arrestimet arbitrare në Bjellorusi shkelje të normave ndërkombëtare

BRUKSEL, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi sot ato që ai i përshkroi si arrestime dhe rrëmbime të aktivistëve të opozitës nga autoritetet bjelloruse.

“Jam seriozisht i shqetësuar mbi arrestimet dhe rrëmbimet arbitrare të figurave të opozitës. Këto janë shkelje të papranueshme të normave ndërkombëtare”, u shpreh ai gjatë bisedës telefonike me ministrat e jashtëm të Letonisë, Polonisë dhe Estonisë, sipas një  njoftimi pvr shtyp.

Në përgjigje të dukshme ndaj pretendimeve të qeverisë bjelloruse, sipas së cilës NATO po dislokon trupat e saj në rajon, Stoltenberg theksoi se NATO mbetet vigjilente, rreptësisht mbrojtëse dhe e gatshme të parandalojë çdo agresion kundër aleatëve të saj./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.