Kushte optimale në funksion të drejtuesve të mjeteve në Shkodër/ Qendër rajonale shërbimesh të transportit rrugor

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Edhe Shkodra më në fund do të ketë një qendër për së mbari të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me kushte optimale në funksion të drejtuesve të mjeteve, që prej kaq shumë e shumë vitesh u rropatën në llumin e harresës e të rryshfetit për dokumentet e makinave.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama duke përcjellë detaje të investimit të ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ndërhyrja që po kryhet aktualisht përfshin rehabilitimin, sistemimin, drenazhimin dhe asfaltimin e sheshit me sipërfaqe 5590 m2. Po ashtu, qendra do të ketë kapanon për kontrollin fizik dhe zyra shërbimi teksa do të shtohet edhe numrit të parkimeve dhe përmirësohet shërbimi për kontrollin fizik dhe sallën e testimit teorik.

Rrjet elektrik dhe informatik i ri, ribrandim dhe unifikim i veshjes strukturore të fasadës në përputhje me imazhin e ri të DPSHTRR, 132 906 shërbime në vit, 76 256 drejtues mjetesh, 43 815 mjete të regjistruara janë disa nga përfitimet e investimit.

Shkodra loke më në fund do ketë një qendër rajonale shërbimesh të transportit rrugor dinjitoze. Vijon puna për ambientet e jashtme, sistemime, oborrin e vendparkimet, kanalizimet e drenazhimet, kapanonin e zyrat e reja për Kontrollin Fizik, instalime e rrjet, ndriçim e gjelbërim, brandim e sinjalistikë. 5590 m2 ndërhyrje, sistemim, drenazhim dhe asfaltim, sinjalistikë, ndriçim, objekt i ri +140 m2 për Kontrollin Fizik, rrjet elektrik e informatik i ri dhe brandim i selisë, etj! Investimi, tërësisht me fondet e vetë DPSHTRR, nisi me blerjen e truallit 5590 m2 dhe objektit të ri administrativ të DRSHTRR Shkodër, transferimin prej zyrave të vjetra ku ishim me vite qiraxhinj. Vëmendje për 76 256 drejtues mjetesh, 43 815 mjete të regjistruara, 132 906 shërbime në 2019-ën”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.  z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.