Esat Çoku, luftëtar i vendosur për të drejtat e njeriut

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu hidhërimin për ndarjen nga jeta të Esat Çokut, deputetit të Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996.

“Përfaqësues i njërës nga familjet më me traditë të Myzeqesë, Esati, së bashku me dy vëllezërit, Bedriun dhe Çaushin, si dhe me babanë e tyre, Azemin, vuajtën thuajse një shekull në burgjet e diktaturës komuniste. Familjen Çoku nuk e thyen proceset e Sigurimit të Shtetit dhe në vitin 1990, të 3 djemtë e saj ishin në radhën e parë të atyre që luftuan për rikthimin e lirisë në jetët tona”, tha Basha.

Esat Çoku ishte themelues i Shoqatës së të burgosurve politikë të Lushnjës dhe i degës së Partisë Demokratike të rrethit”. “Një luftëtar i vendosur për të drejtat e njeriut, ai s’iu shmang përgjegjësisë në një moment të vështirë për Lushnjën e për Shqipërinë, dhe si një tribun i vërtetë i mendimit të lirë, bëri thirrje publike që institucionet e shtetit shqiptar të mos shndërroheshin në strehë të ish-hetuesve të diktaturës komuniste. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.