COVID-19 nxit zhvillimin e diabetit

KIEL, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Koronavirusi mund të ndikojë në funksionin e pankreasit duke favorizuar zhvillimin e diabetit.

Ky përfundim vjen pas rastit të një pacienti të ri me infeksion asimptomatik SARS-CoV-2, i cili u sëmur me diabet (diabeti 1) pikërisht në të njëjtën kohë kur ishte i infektuar.

Rasti u raportua në revistën ”Nature Metabolism” nga Matthias Laudes i universitetit ”Schleswig-Holstein” të Kielit, Gjermani.

Diabeti tip 1 është një sëmundje e karakterizuar nga një reagim imun që çon në shkatërrimin e qelizave pankreatike (beta-qelizat) përgjegjëse për prodhimin e insulinës, hormonit që rregullon sheqerin në gjak.

I riu, prindërit e të cilit kishin paraqitur simptomat e COVID-19 pas një udhëtimi në Austri, mbërriti në dhomën e urgjencës së poliklinikës ”Schleswig-Holstein” me të gjitha simptomat e diabetit të tipit 1 (etje dhe urinim i tepërt, humbje e fortë dhe e shpejtë e peshës dhe lodhje).

Shoqërimi me infeksionin SARS-CoV-2 sugjeron që virusi shqetësoi funksionin e pankreasit dhe favorizoi shfaqjen e diabetit. Mundësia mbështetet nga fakti që qelizat e pankreasit kanë të njëjtët receptorë që virusi përdor për të infektuar njerëzit, në veçanti qelizat beta.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.