SHBA – Trump: Nuk kemi prova për helmimin e Navalnyt, asnjë arsye të mos i besojmë Gjermanisë

UASHINGTON, 5 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan deklaroi se nuk kishte prova për helmimin e opozitarit rus, Alexeï Navalny duke shtuar se nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar për Berlinin që siguron se disponon prova të qarta. 

“Ne nuk kemi ende asnjë provë për origjinën e këtij helmimi”, deklaroi në një konferencë shtypi presidenti amerikan duke premtuar se SHBA-ja do ta shqyrtonte shumë seriozisht këtë çështje.

“Kjo çështje është tragjike, e tmerrshme”, theksoi Trump.

Gjermania konfirmoi të mërkurën se Alexeï Navalny ishte helmuar nga një agjent neurotoksik i “tipit Novitchok”, duke hapur një fazë të re tensioni me Rusinë, të cilën Berlini kërkon ta shpjegojë.

BE, NATO, Uashingtoni, Parisi dhe Londra kanë rritur presionin ndaj Moskës për këtë çështje./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.