POLONI – Duda: Vendi duhet të përgatitet për refugjatët bjellorusë

VARSHAVË, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Paqëndrueshmëria e vazhdueshme në Bjellorusinë fqinje mund të nënkuptojë një valë refugjatësh në Poloni në të ardhmen e afërt, një sfidë për të cilën vendi ynë do të duhet të përgatitet, tha sot presidenti polak, Andrzej Duda.

“Shkurtimisht, ne po flasim për një valë migrimi. Kabineti tani do të ketë për detyrë të kontrollojë se sa mirë janë të përgatitura shërbimet dhe agjencitë e sigurisë,  si patrullat kufitare, për një skenar të tillë”, tha ai në fillim të një takimi me qeverinë.

Vërejtjet e Duda bazohen në komentet e kryeministrit Mateusz Morawiecki disa ditë më parë, kur ky i fundit tha se Polonia është e përgatitur të mirëpresë bjellorusët e keqtrajtuar nga policia dhe t’u ofrojë atyre kujdes mjekësor./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.