Paketat shëndetësore/ 1074 të moshuar përfituan ndërhyrje dhe lente falas në 6 muaj

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ 1074 të moshuar kanë përfituar paketën e kataraktës, ndërhyrjen dhe lentet falas në gjysmën e parë të këtij viti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thekson se 1074 të moshuarit kanë mundur të bëhen përfitues të këtyre paketave falas pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë.

“Pavarësisht situatës së shkaktuar nga COVID-19, sistemi shëndetësor vijon pa ndërprerje ofrimin e ndërhyrjeve dhe shërbimeve shëndetësore për pacientët. Më shumë se 1 mijë të moshuar e kanë përfituar ndërhyrjen në sy dhe lentet falas në gjysmën e parë të vitit”, – tha Manastirliu.

Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve. Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.