Kantieri i ujit në Berat dhe ujësjellësi i Velabishtit/ Furnizim pa ndërprerje për 68 792 banorë


TIRANË, 4 shtator/ATSH/ “Kantieri i ujit në Berat dhe ujësjellësi i Velabishtit janë një tjetër investim i rëndësishëm për furnizimin me ujë të pijshëm pa ndërprerje për 68 792 banorë, ku për herë të parë rreth 1340 familje në disa zona të Velabishtit do të aksesojnë ujin e pijshëm nga sistemet e ujësjellësit”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke folur për këtë investim të rëndësishëm që siguron ujë 24 orë për banorët.

“Sistemi i ujësjellës kanalizimeve i Beratit nga një rrjet i viteve 1970 tejet i amortizuar transformohet në 81 kilometra rrjet të ri të brendshëm ujësjellësi dhe sistem kanalizimesh me 13 kilometra linjë kryesore e dytësore dhe lidhje shtëpish”, tha Rama.

Ai theksoi se “në 2021 do të ofrohet shërbim me ujë të pijshëm 24 orë me cilësi dhe sipas standardeve të monitoruara nga sistemi bashkëkohor SCADA”.

Kryeministri informoi se “së shpejti për Beratin nisim edhe investimin madhor të ngritjes së një impianti për trajtimin biologjik të ujërave të ndotura sipas parametrave dhe standardeve europianë”.

Sot janë realizuar 35% e punimeve në kuadër të këtij investimi, po kryhet rehabilitimi i 6 zonave të matjes, dhe po vendosen 6150 ujëmatësa inteligjentë /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.