JERUZALEM – Netanyahu: Kosova dakord për hapjen e ambasadës në Izrael

JERUZALEM, 4 shtator /ATSH/ – Izraeli dhe Kosova ranë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe Prishtina, së bashku me Beogradin, do të hapin ambasada në Jeruzalem, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, sipas “New York Times”.

“Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që hap një ambasadë në Jeruzalem”, tha ai.

Deklarata e Netanyahut vjen menjëherë pasi presidenti amerikan Donald Trump bëri një njoftim të ngjashëm në Uashington, ku u takua me liderët e Serbisë dhe Kosovës ndërsa këta dy të fundit ranë dakord për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis tyre./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.