ESTONI – Tikhanovskaya thirrje për sanksione kundër regjimit të Lukashenkos

TALIN, 4 shtator /ATSH-AFP/ – Opozitarja bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione kundër regjimit të Alexander Lukashenkos dhe të dërgojë një mision të OKB-së në vend për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut.

“Vendi im është përfshirë nga nga trazirat. Protestuesit paqësorë janë arrestuar, rrahur dhe burgosur në mënyrë të paligjshme”, tha Tikhanovskaïa përmes videokonferencës në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i organizuar nga Estonia.

“Ne i kërkojmë OKB-së të dërgojë menjëherë një mision monitorimi në Bjellorusi, në mënyrë që të dokumentojë situatën në terren”, shtoi ajo.

Tikhanovskaya, e cila beson se është fituese e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, aktualisht refugjate në Lituani, theksoi se pushteti i Aleksandër Lukashenkos është i falimentuar moralisht dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë për t’i dhënë fund shpërfilljes cinike të dinjitetit njerëzor në mes të Europës./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.