Depozitat pa afat të individëve u rritën me 212 miliardë lekë në tetë vitet e fundit

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Individët kanë rritur kursimet në banka gjatë viteve të fundit.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, depozitat pa afat të individëve u rritën me gati 212 miliardë lekë në të gjitha monedhat në 8 vitet e fundit.

Ndërkohë kursimet bankare me afat pësuan rënie.

Që nga fillimi i vitit 2012, kur nisi dhe politika e uljes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë, depozitat me afat të individëve në të gjitha monedhat u ulën me rreth 30%, në tetë vitet e fundit.

Normat e interesit për depozitat pa afat ose afatshkurtra, kanë një tendencë në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që vitin e fundit, bankat kanë ulur normat e interesit për depozitat me maturim dy, tre dhe katërvjeçar, në një intervale mes 0,17 dhe 0,25%. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.