Cërrik/ Bashkia e parë me një projekt për kompostimin e mbetjeve bujqësore

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Bashkia Cërrik bëhet e para bashki në Shqipëri, e cila do të realizojë një projekt për kompostimin e mbetjeve bujqësore.

Lajmi është njoftuar nga kryetari i bashkisë së Cërrikut, Andis Salla i cili ndër të tjera ndau lajmin e mirë për të gjithë komunitetin që jeton në territorin e bashkisë Cërrik.

“Falë mbështetjes së GIZ Albania bashkia Cërrik bëhet e para bashki në Shqipëri, e cila do të realizoj një projekt për kompostimin e mbetjeve bujqësore. Në takimin e realizuar dje me zotin Hermann përfaqësues të GIZ Albania, konkretizuam “Memorandiumin e Mirëkuptimit” për modernizimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta” në territorin e Bashkisë. Pjesë e këtij Memorandiumi do të jetë edhe investimi në fushën, e cila më herët është përdorur për vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit të Cërrikut, në një vend për kompostimin e mbetjeve bujqësore’’, informoi Salla.

z.tosku//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.