BRUKSEL – NATO: Moska të zbulojë plotësisht programin Novitchok

BRUKSEL, 4 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi Moskës të zbulonte plotësisht programin e saj Novitchok, pas helmimit të opozitarit rus, Alexei Navalny.

“Ne i kërkojmë Rusisë të komunikojë plotësisht mbi programin e saj Novitchok në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OIAC)”, theksoi Stoltenberg, në një konferencë shtypi në Bruksel, pas një takimi të jashtëzakonshëm të Aleancës kushtuar çështjes Navalny./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.