150 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit 150 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ndër të tjera ka thënë se “gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV 2, 15 të shëruar dhe 4 humbje jete.

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.