Rritje e lehtë e kostove në ndërtim

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Kostot në ndërtim kanë shënuar një rritje të lehtë me 0,4% gjatë tremujorit të dytë të këtij viti,, në krahasim me tremujorin e dytë 2019.

Sipas INSTAT, indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e dytë 2020 arriti 104,2, duke shënuar rritje me 0,4%, në krahasim me tremujorin e dytë 2019.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare shpenzimet e transportit u rritën me 1,7% dhe shpenzimet për makineri me 1%.

Ndërkohë NSTAT raporton se shpenzimet për material u ulën me 1,2% dhe shpenzimet për paga me 1%.

Por në krahasim me tremujorin e parë të 2020-s, në tremujorin e dytë 2020 kosto në ndërtim shënoi ulje me 0,1%. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.