Mozaik bardhë e zi te Rruga e Durrësit/ Nis puna për shtrimin e pllakave të trotuarëve

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Rruga e Durrësit, një prej kantiereve ku gjatë verës është punuar me ritme të shpejta, po transformohet plotësisht falë projektit të rikualifikimit të bashkisë së Tiranës.

Për pak ditë, investimi për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë zonën veriore të kryeqytetit. Furnizimi me ujë i kësaj zone mbyll totalisht Unazën, duke filluar nga Rruga e Kavajës, tek “Vasil Shanto”, “21 Dhjetori” dhe “Zogu i Zi”, ndërsa pritet që të vazhdohet me projektin e “Kombinatit”.

Ndërkaq, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lajmëruar se ka nisur puna për shtrimin e pllakave të trotuarëve në Rrugën e Durrësit, i cili do të jetë një mozaik bardhezi.

“Një mozaik bardhë e zi te Rruga e Durrësit. Filloi puna për shtrimin e pllakave të trotuarëve në Rrugën e Durrësit. Aksion ditë e natë pa ndalim, për ofrimin e kushteve më të mira për këmbësorët”, thotë Veliaj. z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.