BRUKSEL – NATO: Dënojmë “helmimin tronditës” të disidentit rus Navalny

BRUKSEL, 3 shtator /ATSH-ANSA/ – NATO ka dënuar “helmimin tronditës” me Novichok të disidentit rus, Alexei Navalny.

“Qeveria gjermane ka njoftuar se Navalny ka qenë viktimë e një sulmi me agjentin nervor  Novichok. Kjo është tronditëse dhe ne e dënojmë me forcë atë”, tha sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një deklaratë.

”Ka prova pa mëdyshje që disidenti rus Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor kimik”, deklaroi dje zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

”Ky është një përfundim i dalë nga testi toksikologjik i kryer në një laborator të veçantë të ushtrisë gjermane”, theksoi ai.

”Është një ngjarje tronditëse që Alexei Navalny është bërë viktimë e një sulmi me një agjent nervor kimik në Rusi”, tha Seibert duke shtuar se kancelarja Angela Merkel ishte  informuar për ngjarjen./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.