UASHINGTON, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Deficiti buxhetor i qeverisë federale amerikane do të arrijë në 16 % të PBB-së këtë vit, më i madhi që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, njoftoi sot Zyra e Buxhetit të Kongresit (CBO).
“Borxhi publik federal do të kalojë 100 % të PBB-së së vendit në 2021”, tha CBO.
Deficiti i qeverisë federale në vitin 2020 parashikohet të arrijë 3,3 trilionë dollarë, kryesisht për shkak të ngadalësimeve ekonomike dhe bllokimeve nga pandemia, si edhe rritjes së shpenzimeve për të ndihmuar zbutjen e goditjes dhe për të përballuar virusin.
Deri në 2030, borxhi federal do të jetë i barabartë me 109 % të PBB-së./ /ervo/