KAJRO – Arabia Saudite lejon fluturimet EBA-Izrael në hapësirën e saj ajrore

KAJRO, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite njoftoi sot se do të lejojë të gjitha fluturimet drejt dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të përdorin hapësirën e saj ajrore, javë pasi EBA ra dakord të normalizonin lidhjet me Izraelin.

“Autoritetet e aviacionit civil të monarkisë miratuan një kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe për të lejuar fluturime që vijnë nga dhe drejt të gjitha vendeve për të fluturuar mbi hapësirën ajrore saudite”, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, duke cituar një zyrtar.

Zyrtari nuk e përmendi emrin e Izraelit, me të cilin Arabia Saudite nuk ka lidhje diplomatike.

Izraeli historikisht i është shmangur fluturimeve mbi hapësirën ajrore saudite duke bërë rrugë të tërthorta për të arritur destinacionet në Azi./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.