ITALI – Silvio Berlusconi pozitiv me COVID-19

ROMË, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Ish-kreu i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raportoi sot media italiane duke cituar burime nga partia e tij, Forza Italia.

“Silvio Berlusconi, i cili do të mbushë 84 vjeç në fund të muajit, ka dalë pozitiv dy herë por vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e karantinës së planifikuar”, tregojnë këto burime të cituara nga agjencia AGI.

“Ai është asimptomatik”, siguroi mjekun e tij, Alberto Zangrillo, cituar nga faqja e së përditshmes “La Repubblica”./ /ervo/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.