GJERMANI – Qeveria miraton shtrirjen e rregullave të lehtësuara të falimentimit

BERLIN, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Detyrimi për të aplikuar për paaftësinë paguese në Gjermani do të pezullohet pjesërisht deri në fund të vitit, ra sot dakord kabineti i kancelares Angela Merkel, duke u shtrirë një litar shpëtimi bizneseve në luftë kundër pandemisë së COVID-19.

Zgjatja duhet ende të miratohet nga parlamenti dhe vazhdon vlejë vetëm për kompanitë e mbingarkuara me borxhe, si rezultat i krizës aktuale.

“Kjo për shkak se, në krahasim me kompanitë jolikuide, kompanitë e mbingarkuara me borxhe kanë mundësinë ta shmangin përfundimisht paaftësinë paguese”, shpjegoi Ministria e Drejtësisë.

“Kthimi në një zbatim të rreptë të rregullave të mbingarkesës me borxhe do të ishte kundërproduktiv në periudhën aktuale”, tha ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

Normalisht, një kompani duhet të aplikojë për paaftësi paguese brenda tri javësh nga fillimi i likuiditetit ose mbingarkesës së tyre me borxhe./ /ervo

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.