BRUKSEL – BE: Diskutime të vështira për koordinimin e kufizimeve të udhëtimit

BRUKSEL, 2 shtator ATSH-AFP/ – Europianët ranë dakord sot mbi nevojën për të koordinuar kufizimet e lëvizjes në BE, të marra në mënyrë të shpërndarë për të luftuar pandeminë, megjithatë diskutimet hasën vështirësi në lidhje me mjetet për ta arritur këtë.

“Shtetet anëtare po përpiqen në veçanti të kenë të dhëna të krahasueshme dhe të forcojnë komunikimin midis tyre”, raportuan burimet diplomatike të intervistuara pas një takimi të ambasadorëve në Bruksel.

“Askush nuk e ka kundërshtuar nevojën për të vepruar për një koordinim më të mirë, në mënyrë që të mos riprodhohet situata e marsit, por është një punë e ndërlikuar”, shtoi një burim diplomatik.

Komisioni Europian do të paraqesë një propozim brenda dy ditëve të ardhshme, në përpjekje për të koordinuar këto kufizime./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.