Përmirësimi i infrastrukturës në njësinë 7 në Tiranë, Spiropali: Kontrata e besimit me qytetarët duhet të forcohet për një mandat të tretë historik

TIRANË, 1 shtator /ATSH – I. Vata/ Vazhdon puna me ritme të shtuara e bashkisë së Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës  në kryqëzimin mes Fushës së Aviacionit me Laprakën.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali ka inspektuar sot punimet e e rrugës “Artan Lenja”.

“Njësia 7, rruga “Artan Lenja” është një ndër investimet e Bashkisë Tiranë ku puna vazhdon me ritëm të shtuar për të kompletuar këtë nyje të rëndësishme të infrastrukturës së kryeqytetit që lidh zonën e ish-nyjes së betonit, Fushën e Aviacionit me Laprakën”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali shtoin se “punët e mira janë motivi i politikëbërjes sonë”.

“Në këtë frymë, bashkë me Etildën, Besnikun dhe Aldrinin diskutuam me ekipin socialist të Njësinë Nr. 7 për t’i dhënë hov organizimit në çdo lagje të kësaj njësie”, u shpreh Spiropali.

“Kontrata e besimit që kemi me qytetarët duhet të forcohet për një mandat të tretë historik që transformimi i Tiranës dhe i Shqipërisë të mos ndalet”, përfundoi Spiropali. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.