Ndotje të ujërave dhe territorit në Lushnjë, gjobitet me 2 milionë lekë subjekti

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ushtruar kontroll në subjektin me aktivitet trajtim dhe konservim të produkteve të peshkut, në fshatin Allprenaj, njësia administrative Golem, bashkia Lushnjë.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua se subjekti shkarkonte ujërat të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujërave dhe territorit në zonë.

Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milionë lekë për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijojnë punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend, si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi.

IKMT fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital. /k.s/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.